• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në një sulm izraelit në qytetin e Gazës e kanë humbur jetën të paktën 23 persona

Në një sulm izraelit në qytetin e Gazës e kanë humbur jetën të paktën 23 persona

Gazë, 9 prill 2025 (MIA) – Së paku 23 persona kanë humbur jetën, kurse rreth 50 janë lënduar në sulmin e sotëm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në qytetin e Gazës, thonë autoritetet palestineze.

Ushtria izraelite kumtoi se objektivi i sulmit ishte një anëtar i lartë i Hamasit dhe se para sulmit ishin marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullsinë civile. Izraeli pretendon se Hamasi po përdor civilët si mburoja njerëzore.

Pas armëpushimit të dështuar, Izraeli më 18 mars rifilloi sulmet e tij në enklavën palestineze. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR