Në një sulm izraelit në Liban u vra komandanti i Hezbollahut
- - Forcat ajrore izraelite e vranë Muhamed Kasem Al Shaerin, komandant të forcave elitare Radvan të Hezbollahut në Libanin jugor, thuhet në kumtesën e sotme të zëdhënësit të njësitit të IDF-së.
- Post By Fitore Curri
- 15:23, 10 shtator, 2024

Tel Aviv, 10 shtator 2024 (MIA) - Forcat ajrore izraelite e vranë Muhamed Kasem Al Shaerin, komandant të forcave elitare Radvan të Hezbollahut në Libanin jugor, thuhet në kumtesën e sotme të zëdhënësit të njësitit të IDF-së.
Sulmi ka ndodhur në fshatin jugor Karaun.
Sipas kumtesës, zjarri artilerik ishte gjuajtur nga armata dhe drejt fshatrave as - Savana dhe Ajta al Shab në Libanin jugor.
Grupi libanez Hezbollah konfirmoi se "thellë në territorin e Libanit" është vrarë komandanti i tyre. fc/
Fotografia: Arkivi