Në një sulm izraelit me dron në Libanin jugor vritet një zyrtar i Hamasit
- Në një sulm izraelit me dron ndaj një automobili në jug të Libanit herët në mëngjes është vrarë Haled Ahmad el-Ahmad, zyrtar i grupit palestinez Hamas, njoftuan autoritetet.
- Post By Sara Ademi
- 12:24, 7 maj, 2025
Bejrut, 7 maj 2025 (MIA) - Në një sulm izraelit me dron ndaj një automobili në jug të Libanit herët në mëngjes është vrarë Haled Ahmad el-Ahmad, zyrtar i grupit palestinez Hamas, njoftuan autoritetet.
Hamasi njoftoi se el-Ahmad, i cili ishte anëtar i krahut të tij ushtarak, është vrarë duke shkuar në xhami për ta falur namazin e sabahut. Armata izraelite pretendon se e kishte në shënjestër el-Ahmadin, duke thënë se ai ishte komandant i Hamasit në jug të Libanit dhe se qëndron pas disa sulmeve të Izraelit.
Nga sulmi terrorist i Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit 2023, armata izraelite ka vrarë anëtarë të grupit edhe në Liban, ku Hamasi ka një prani ushtarake.
Grupi gjithashtu ka kryer sulme me raketa nga Libani, ndërsa në javët e fundit autoritetet libaneze arrestuan disa burra të lidhur me Hamasin nën dyshimin se kanë hedhur raketa drejt Izraelit. Autoritetet libaneze javën e kaluar paralajmëruan Hamasin se do të përballet me "masa më të ashpra" nëse kryente ndonjë sulm nga Libani. sa/
foto: Arkivi i MIA-s