• e premte, 05 dhjetor 2025

Në një sulm izraelit është vrarë zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obeida

Në një sulm izraelit është vrarë zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obeida

Gazë, 31 gusht 2025 (MIA) – Zëdhënësi i krahut të armatosur të lëvizjes militante palestineze Hamas, Abu Obeida, është vrarë dje në një sulm izraelit, konfirmoi sot një burim palestinez për televizionin “Al Arabia”. 

Burimi bëri të ditur se Izraeli ka sulmuar një banesë në Gazë ku supozohet se ka qëndruar Abu Obeida, zëdhënës i brigadave “Ezedin al – Kasam”. 

Ai shtoi se të gjithë që ishin në banesë janë vrarë, dhe se anëtarët e familjes së Abu Obeidës dhe udhëheqësit e brigadave al-Kasam e konfirmuan vdekjen e tij pasi e kontrolluan trupin. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR