• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në një sulm ajror izraelit në Gazë humbën jetën dy gazetarë palestinezë

Në një sulm ajror izraelit në Gazë humbën jetën dy gazetarë palestinezë

 Kajro, 8 janar 2024 (MIA) -  Në një sulm ajror izraelit ndaj një automjeti në afërsi të Rafahut, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, mbrëmë humbën jetën dy gazetarë palestinezë, njoftoi shërbimi shëndetësor i enklavës dhe sindikatës së gazetarëve, raportoi BTA.

Një nga të vrarët, Hamza ad Dahduh, ka qenë i angazhuar si honorar në Al JXhezira dhe djali i Vael ad Dahduh, i cili është korrespondenti kryesor nga Gaza për televizionin me seli në Katar. 

Al Xhezira e dënoi vrasjen e dy gazetarëve dhe tha se ishte një sulm i qëllimshëm. 

 Në kumtesën e e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thuhet se "një oficer IDF identifikoi dhe goditi një terrorist  i cili drejtonte me një aeroplan që përbënte kërcënim për ushtarët e IDF-së.

 Në një deklaratë të 16 dhjetorit, duke iu përgjigjur vdekjes së një gazetari tjetër të Al Xheziras në Gazë, ushtria izraelite tha se "IDF nuk do të synojë kurrë qëllimisht gazetarët".

 Komiteti Ndërkombëtar i Monitorimit për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se deri të shtunën janë vrarë  77 gazetarë dhe punëtorë të mediave - 70 palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë.  

 Zyra e mediave e qeverisë së Hamasit në Gazë tha se dy vdekjet e reja e çuan numrin e gazetarëve të vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite në 109.

Në inciziin nga një video e publikuar  në kanalin Jutjub  të lidhur me Al Xheziran shihet si Vael al Dahduh qan pranë trupit të djalit të tij dhe duke  mbajtur për dore. Më vonë, pas varrimit  të djalit të tij, ai tha në televizion deklaroi se gazetarët në Gazë do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.

 "E gjithë bota duhet të shohë se çfarë po ndodh këtu", tha ai.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR