• e premte, 05 dhjetor 2025

Në një stadium në Afganistan u ekzekutua publikisht një burrë që kishte vrarë 13 anëtarë të një familjeje

Në një stadium në Afganistan u ekzekutua publikisht një burrë që kishte vrarë 13 anëtarë të një familjeje

Kabul, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Në stadiumin e qytetit Host, në lindje të Afganistanit, dje u krye një ekzekutim publik, në të cilin u dënua me vdekje një person që më herët këtë vit kishte vrarë 13 anëtarë të një familjeje.

Dhjetëra mijëra persona, përfshirë edhe të afërmit e viktimave, morën pjesë në ekzekutimin në stadiumin sportiv, për të cilin Gjykata Supreme tha se është ekzekutimi i 11-të që është kryer që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021 pas tërheqjes kaotike të forcave të SHBA-së dhe NATO-s.

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Riçard Benet, më herët dje njoftoi se raportet sugjerojnë se ekzekutimi publik është i pashmangshëm dhe bëri thirrje që ai të ndalet.

"Ekzekutimet publike janë një dënim çnjerëzor dhe i egër, i kundërt me të drejtën ndërkombëtare", tha ai.

Qeveritarët talebanë në Afganistan kanë vendosur një interpretim të ashpër të ligjit sheriatik, i cili përfshin rikthimin e ekzekutimeve publike, si dhe ndalime për gratë dhe vajzat afgane nga arsimi i mesëm dhe universitar, si dhe shumica e formave të punësimit.

Sipas raportit të Gjykatës Supreme, ekzekutimi u urdhërua pasi Gjykata e Apelit dhe vetë Gjykata Supreme e shpallën dhe konfirmuan dënimin me vdekje, ndërsa ai u miratua nga udhëheqësi suprem afgan, Hibatullah Ahunxhada.

The Taliban carried out a public execution of a man in a stadium before 80,000 spectators in Khost province!

What's even more alarming is that @AmuTelevision reports the executioner was a 13-year-old boy who pulled the trigger !!
This should Trigger a warning to the world.… pic.twitter.com/qbRpEPjPpn

— Nilofar Ayoubi 🇦🇫 (@NilofarAyoubi) December 2, 2025

Personi ishte dënuar për hyrje në një shtëpi familjare në provincën Host dhe vrasjen e anëtarëve të familjes së zgjeruar, përfshirë nëntë fëmijë dhe nënën e tyre.

"Burri u qëllua nga një i afërm i atyre për vrasjet e të cilëve ishte dënuar", deklaroi zëdhënësi i policisë në Host, Mustagfir Gorbaz.

Të afërmve të viktimave iu ofrua mundësia për falje dhe pajtim, gjë që do t’i shpëtonte jetën personit, por në vend të kësaj ata kërkuan dënim me vdekje.

Gjatë sundimit të tyre të mëparshëm mbi Afganistanin në fund të viteve 1990-ta, talebanët kryenin rregullisht ekzekutime publike, rrahje me shkop dhe gurosje. qa/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR