• e hënë, 05 gusht 2024

Në një shpërthim në zonën e pistës garuese Nirburgring janë lënduar 22 persona

Në një shpërthim në zonën e pistës garuese Nirburgring janë lënduar 22 persona

Berlin, 3 gusht 2024 (MIA) – Policia gjermane ka njoftuar sot se 22 persona janë lënduar në një shpërthim në zonën e pistës së famshme garuese Nirburgring.

Policia ka deklaruar se nga shpërthimi i një kanistëri, një person ka mbetur i lënduar rëndë, tre persona janë gjithashtu të lënduar rëndë, ndërsa pjesa tjetër kanë lëndime të lehta, transmeton agjencia DPA.

Në vendngjarje policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Disa persona u transportuan me helikopter në një spital aty pranë.

Incidenti ndodhi pas boksit të pistës, gjatë testimit të NLS4 para garës.

Organizatorët njoftuan se gara do të zhvillohet, por pjesëmarrja nuk do të jetë e detyrueshme, por vullnetare. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR