• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në një shpërthim mine humbën jetën shtatë ushtarë sirianë

Në një shpërthim mine humbën jetën shtatë ushtarë sirianë

Damask, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Shtatë pjesëtarë të forcave të regjimit sirian humbën jetën dje kur autobusi i tyre shkeli në minën e vendosur nga Shteti Islamik (SHI) në një  zonë të shkretëtirës në Sirinë qendrore, kumtoi Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut (OSHR).

"Shtatë anëtarë të forcave të regjimit humbën jetën, ndërsa dhjetë u plagosën", kumtoi Qendra, e cila ka rrjet të gjerë të burimeve në mbarë Sirinë.

Sipas Qendrës, xhihadistët e SHI-së kanë vendosur minë e cila shpërtheu kur një autobus i armatës siriane kaloi në afërsi të qytetit Palmira, në Badia, shkretëtirë e madhe që shtrihet nga provinca qendrore Homs në kufirin lindor me Irakun.

SHI prej më parë i intensifikoi sulmet e saj në Siri, veçanërisht në Badia, ku luftëtarët e saj u tërhoqën pasi humbi një pjesë të madhe të territorit që e kontrollonte në vend në vitin 2019.

Konflikti në Siri, i cili filloi në vitin 2011 me shtypjen e demonstratave pro demokratike, ka lënë më shumë se gjysmë milion njerëz të vdekur dhe ka ndarë vendin, megjithëse regjimi ka rimarrë kontrollin e një pjese të madhe të territorit me ndihmën e Rusisë dhe aleatëve të saj iranianë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR