• e shtunë, 06 korrik 2024

Në një operacion për pastrim parash në Singapor janë sekuestruar ari dhe objekte tjera luksoze në vlerë prej 1,75 miliardë dollarëve

Në një operacion për pastrim parash në Singapor janë sekuestruar ari dhe objekte tjera luksoze në vlerë prej 1,75 miliardë dollarëve

Singapor, 22 shtator 2023 (MIA) - Policia me Singaporit ka njoftuar se ka gjetur disa orë luksoze, shufra ari dhe objekte tjera nga skema e madhe për pastrim parash që është shkatërruar muajin e kaluar, me çka vlera e përgjitshme e sekuestrimit ose mjeteve të ngrira ka arritur 2,4 miliardë dollarë të Singaporit (1,75 miliardë dollarë amerikanë).

Policia ka filluar operacione plotësuese të ndërlidhura me një grup shtetasish të huaj, për të cilët besohet se janë të implikuar në pastrim të ardhurash nga aktiviteti i tyre i organizuar kiriminel, duke përfshirë edhe mashtrim dhe bixhoz onlajn, thuhet në komunikatën e policisë.

Aksioni i fundit ka pasuar pas shumë bastisteve tjera në qytet - shtet muajin e kaluar, në të cilat janë sekuestruar ose ngrirë prona, automjete, mallra luksoze dhe shufra ari në vlerë prej një miliardë dollarëve të Singaporit (731 milionë dollarë amerikanë). Nëntë burra dhe një grua nga Qiproja, Turqia, Kina, Kamboxha dhe Vanuatu akuzohen para gjykatës.

Rasti ka hedhur hije ndaj statusit të Singaporit si qendër financiare e njohur për shkallën e ulët të krimit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR