• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në një aksion të Europolit arrestohen 288 persona për trafikim të paligjshëm të Dark ueb

Në një aksion të Europolit arrestohen 288 persona për trafikim të paligjshëm të Dark ueb

Hagë, 2 maj 2023 (MIA) - Operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit ilegal ka përfunduar me arrestimin e 288 personave dhe sekuestrimin e rreth 51 milionë eurove të gatshme dhe kriptovalutave, kumtoi sot Europoli.

"Forcat e zbatimit të ligjit konfiskuan platformën e paligjshme (...) dhe Tregun e monopolit dhe arrestuan 288 persona të dyshuar për blerje dhe shitje droge së Dark ueb," theksohet në deklaratën e Agjencisë evropiane të policisë me seli në Hagë.

Përveç kësaj, janë sekuestruar 850 kilogramë drogë dhe 117 copë armë, shton Europoli i cili ka koordinuar operacionin ndërkombëtar të quajtur SpekTor ku kanë marrë pjesë nëntë vende.

Aksioni është realizuar pas një operacioni të policisë gjermane në vitin 2021 ku është kapur infrastruktura kriminale e platformës.

“Europoli mblodhi të gjitha informacionet bazuar në provat e vlefshme që kanë ofruar autoritetet gjermane”, kumton agjencia e policisë.

Këto informacione "kanë qenë bazë për qindra hetime kombëtare," shton agjencia.

Në disa vende të BE-së janë arrestuar më shumë persona- 52 në Gjermani, dhjetë në Holandë dhe pesë në Francë - por edhe në Britani të Madhe (158), SHBA (55) dhe një në Brazil.

Mes drogave të sekuestruara ka pasur 258 kilogramë amfetaminë, 43 kilogramë kokainë, 43 kilogramë MDMA dhe më shumë se 10 kilogramë LSD dhe tableta ekstaze, shton i njëjti burim.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR