• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Nigeri janë marrë peng gjashtë nxënës dhe tre mësues

Në Nigeri janë marrë peng gjashtë nxënës dhe tre mësues

Abuxha, 30 janar 2024 (MIA) - Sulmues të armatosur në Nigeri kanë marrë peng gjashtë nxënës dhe tre mësues nga një shkollë në shtetin Ekiti të hënën në mbrëmje, njoftuan sot autoritetet e vendit.

Qeveria e Ekitit në një komunikatë thekson se rrëmbimi ka ndodhur kur nxënësit dhe mësuesit kanë qenë duke u kthyer nga një ekskursion lokal. Shoferi i autobusit të shkollës gjithashtu është rrëmbyer.

"Agjencitë e sigurimeve në vend janë në kërkim të pengmarrësve", shtohet në komunikatë, në të cilën theksohet se deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë dhe nuk ka kërkuar ryshfet. Sipas raporteve, ky është rrëmbimi i parë i denoncuar i fëmijëve të shkollave këtë vit.

Bandat e armatosura marrin peng fshatarë, udhëtarë dhe studentë për mitmarrje derisa kombi më i populluar afrikan lufton me pasiguri në shumë drejtime, e cila përfshin edhe kryengritje islamike afatgjate në verilindje. mb/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR