Në Negotinë dalja prej 46,03 për qind deri në orën 17, në Demir Kapi 62,71, në Rosoman 63 për qind
- – Në Negotinë dalja është 46,03 për qind deri në orën 17, në Demir Kapi 62,71 , në Rosoman 63 për qind. Në Negotinë votohet në 28 vendvotime, në Demir Kapi në 11 dhe në Rosoman zbatohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në 10 vendvotime.
- Post By Fitore Curri
- 17:58, 2 nëntor, 2025
Negotinë, 2 nëntor 2025 (MIA) – Në Negotinë dalja është 46,03 për qind deri në orën 17, në Demir Kapi 62,71 , në Rosoman 63 për qind. Në Negotinë votohet në 28 vendvotime, në Demir Kapi në 11 dhe në Rosoman zbatohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në 10 vendvotime.
Banorët e Negotinës zgjedhin ndërmjet Marija Nacevës nga VMRO-DPMNE dhe Petar Mantev nga LSDM. Në Demir Kapi zgjedhin ndërmjet kryetarit aktual, Llazar Petrov nga LSDM dhe Natalia Dimitrieva nga VMRO-DPMNE. Banorët e Rosomanit mund ta japin votën për kryetarin aktual, Stojan Nikollov nga LSDM ose për kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Gjorgji Kërstevski.
Siç informojnë nga komisionet komunale zgjedhore për MIA-n, në Negotinë të drejtë vote kanë 15.902, në Demir Kapi 3.186, ndërsa në Rosoman 3.295 persona. fc/
Foto: MIA