• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në ndryshimet kushtetuese të marrin pjesë të gjitha partitë politike, ekspertë të të drejtës kushtetuese dhe Ministria e Drejtësisë

Në ndryshimet kushtetuese të marrin pjesë të gjitha partitë politike, ekspertë të të drejtës kushtetuese dhe Ministria e Drejtësisë
Shkup, 30 tetor 2022 (MIA) – Ndryshimet kushtetuese janë çështje procedurale dhe posa të sigurohet mbështetje nga ana e të gjithëve, atëherë duhet të fillojë ajo procedurë në të cilën do të marrin pjesë të gjitha partitë politike, ekspertë të të drejtës kushtetuese dhe Ministria e Drejtësisë dhe përmes një diskutimi të arrihet qëllimi, gjegjësisht Kushtetutë e cila do t'i përgjigjet shumicës më të madhe e cila është përfaqësuar në Parlament, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. I pyetur për qëndrimin e tij për propozimin e disa partive politike nga blloku shqiptar, nëse është e pranueshme që të hiqet formulimi 20 për qind nga Kushtetuta, që, sipas tyre do të ishte edhe kusht për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Kovaçevski tha se është mirë që po bisedohet për ndryshimet kushtetuese, dhe është mirë që tashmë nuk ka më një parti politike që kundërshton zbatimin e ndryshimeve kushtetuese. “Në fillim e dini se ka pasur parti politike, veçanërisht VMRO-DPMNE, e cila për asnjë çmim nuk ka dashur të bisedojë, megjithatë, tani kanë një qëndrim tjetër dhe thonë “po” mund të bisedohet në kushte të caktuara, sikur edhe partitë e tjera politike që kanë njëjtë këndvështrim të tyre për ndryshimet kushtetuese", theksoi Kovaçevski në konferencën për shtyp ku i prezantoi masat për mbështetjen e ekonomisë dhe qytetarëve. Potencoi se të gjithë duhet të kenë prioritet vazhdimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian dhe kjo duhet të jetë prioritet edhe për këtë çështje, pse po fillojnë ndryshimet kushtetuese, ndërsa kjo është, siç tha, sa më shpejt mbyllja e fazës së skriningut të negociatave dhe hapja e kapitullit të negociatave. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR