• e enjte, 07 nëntor 2024

Në ndërprerje ueb faqet e disa aeroporteve gjermane

Në ndërprerje ueb faqet e disa aeroporteve gjermane

Berlin, 16 shkurt 2023 (MIA) - Ueb faqet e shtatë aeroporteve gjermane sot janë në ndërprerje sipas gjitha gjasave për shkak të një sulmi kibernetik, njoftoi shoqata e aeroporteve ADV në Gjermani.

Sulmi gjoja ishte kryer një ditë pas defektit të madh të TI-së në Lufthanza, për çka mijëra udhëtarë nuk kanë mbërritur në destinacionet e dëshiruara.

Nuk funksiononin ueb faqet e aeroporteve në Dyzerdolf, Nirnberg dhe Dortmund, derisa ueb faqet e aeroporteve më të mëdha gjermane në Frankfurt, Munih dhe Berlin punojnë normal. 

Drejtori i Përgjithshëm i ADV, Rallf Bejsel, tha në deklaratë se ueb faqet e shtatë aeroporteve, për të cilat ai tha se ishin cak i sulmeve të mëdha të mohimit të shërbimit (DDoS), ishin përkohësisht jashtë funksionit.

"Sipas informacioneve të cilat i kemi deri më tani, sistemet e tjera nuk janë goditur", tha Bejsell. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR