• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në nëndetësen që u zhyt deri te “Titaniku” ka oksigjen për më pak se 70 orë

Në nëndetësen që u zhyt deri te “Titaniku” ka oksigjen për më pak se 70 orë

Boston, 20 qershor 2023 (MIA) - Në rrjedhë është një operacion i madh i kërkim- shpëtimit në Oqeanin Atlantik pasi u zhduk një nëndetëse turistike me pesë persona që duhej të zhytej deri në rrënojat e "Titanikut".

Rojet bregdetare amerikane dhe kanadeze po kërkojnë një nëndetëse të vogël turistike me pesë persona në bord. Kontakti u humb 1 orë e 45 minuta pas zhytjes së saj, kumtoi Roja bregdetare amerikane. Operacioni drejtohet nga Bostoni.

Biletat për një udhëtim tetë ditor që përfshin një lëvizje me varkë deri në vendin e fundosjes së "Titanikut" dhe zhytje në nëndetësen në thellësi prej 3.800 metrash kushton 250 mijë dollarë.

Mes pesë personave në nëndetëse është edhe miliarderi britanik, biznesmeni Hamish Harding, drejtor i kompanisë “Action Aviation”, transmetojnë agjencitë. Harding së fundmi në rrjetet sociale publikoi do të jenë pjesë e skuadrës.

"Ekuipazhi i nëndetëses përbëhet nga disa kërkues legjendar, disa prej të cilëve kanë bërë më shumë se 30 zhytje deri në RMS ‘Titanik’ që nga vitet 1980," shkroi Harding në postim.

Roja bregdetare amerikane kumtoi se është në kërkim të pesë personave pasi anija kanadeze "Polar Prince" humbi kontaktin me nëndetësen gjatë zhytjes së saj.

Nëndetësja e cila humbi kontaktin të dielën duhet të ketë furnizim katërditor me oksigjen. "Nëndetëses ndoshta i kanë ngelur më pak se 70 orë oksigjen", deklaroi admirali Xhon Mauger, komandant i distriktit të parë të Rojës bregdetare.

Kompania që organizon udhëtimin, "Ocean Gate Expeditions", theksoi se po hulumton dhe mobilizon të gjitha opsionet për të siguruar kthim të sigurt të ekuipazhit.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR