Në Mynih filloi protesta e madhe kundër NATO-s dhe Konferencës së Sigurisë së Mynihut
- Në Mynih ka filluar një protestë e madhe kundër NATO-s dhe Konferencës së Sigurisë së Mynihut, e cila mbahet në atë qytet nga 14 deri më 16 shkurt. Në demonstrata, pjesëmarrësit bëjnë thirrje për negociata paqësore dhe kundërshtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë dhe Izrael.
- Post By Besnik Shuki
- 15:47, 15 shkurt, 2025

Mynih, 15 shkurt 2025 (MIA) - Në Mynih ka filluar një protestë e madhe kundër NATO-s dhe Konferencës së Sigurisë së Mynihut, e cila mbahet në atë qytet nga 14 deri më 16 shkurt. Në demonstrata, pjesëmarrësit bëjnë thirrje për negociata paqësore dhe kundërshtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë dhe Izrael.
Demonstratat janë organizuar nga “Aleanca për veprim kundër Konferencës së Sigurisë së NATO-s”, e cila njoftoi se në "Konferencën e Mynihut nuk bisedohet për sigurinë dhe se e ashtuquajtura epërsi globale e Perëndimit, bazuar në ndarjen imperialiste të botës, ka sjellur deri në konflikte të shumta në mbarë botën".
Organizatorët deklarojnë edhe se Gjermania po militarizohet gjithnjë e më shumë, ndërsa populli gjerman dëshiron politikë paqësore. bsh/
Foto: DPA