• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Moldavi nuk ka rrymë pas sulmeve të sotme ruse në Ukrainë

Në Moldavi nuk ka rrymë pas sulmeve të sotme ruse në Ukrainë
Kishinjev, 15 nëntor 2022 (MIA) - Moldavia sot paraqiti "mungesë të rrymës në tërë territorin e vet" pasi që në sulmet ushtarake ruse ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase u rrënua përçuesi kyç që e furnizon me energji elektrike, deklaroi ministri i Infrastrukturës, Andrej Spinu. "Pas bombardimeve ruse ndaj sistemit energjetik ukrainas që ndodhi në orën e fundit, është çkyçur njëri prej përçuesve që e furnizonte vendin tonë me energji elektrike", tha Spinu. Ministri tha se kjo ka shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike në tërë vendin, duke shtuar se përçuesit "nuk janë dëmtuar, por automatikisht ishin çkyçur për shkaqe sigurie" dhe se furnizuesi "Moldeelektrika" punon pas riparimeve. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR