Në mesin e muajit maj, Trampi në Riad do të takohet me liderët e Gjirit
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp do të takohet me liderët e gjashtë shteteve anëtare të Këshillit për bashkëpunim të Gjirit (GCC) gjatë vizitës së tij në Riad në mesin e muajit maj, deklaroi një burim i afërt me qeverinë saudite.
- Post By Fami Bajrami
- 16:27, 4 maj, 2025
Uashington, 4 maj 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp do të takohet me liderët e gjashtë shteteve anëtare të Këshillit për bashkëpunim të Gjirit (GCC) gjatë vizitës së tij në Riad në mesin e muajit maj, deklaroi një burim i afërt me qeverinë saudite.
“Trampi do të takohet në Riad me liderët e Këshillit për bashkëpunim të Gjirit i cili përfshin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Katarin, Kuvajtin dhe Omanin”, deklaroi burimi me kusht anonimiteti.
Ky takim është pjesë e një turneu rajonal të planifikuar prej 13-16 maj, gjatë të cilit presidenti amerikan do të vizitojë Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, qëllimi është forcimi i lidhjeve me aleatët kryesorë në kontekstin e luftës në Gazë dhe negociatat me Iranin mbi programin bërthamor.
foto EPA