• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Mesdhe u zhduk një anije me 500 emigrantë

Në Mesdhe u zhduk një anije me 500 emigrantë

Romë, 26 maj 2023 (MIA) - Një anije me 500 emigrantë, në mesin e të cilëve edhe një i sapolindur dhe një grua shtatzënë, u zhduk në Detin Mesdhe, njoftuan sot dy organizata humanitare.

Grupi "Alarm telefon" i cili i pranon thirrjet nga anijet e rrezikuara me emigrantë, njoftoi se ka humbur kontaktin me anijen para dy ditëve. Në momentin e thirrjes, anija kishte defekt në motor, dhe ishte ndalur 320 kilometra në veri të portit në Libi, Bengazi dhe më shumë se 400 kilometra nga Malta ose ishulli jugor italian Sicilia.

Organizata joqeveritare italiane "Imërxhansi" (Emergency) dje njoftoi se anija e saj "Llajf suport" (Life Support) dhe anija "Oushën viking" pa sukses e kishin kërkuar zonën 24 orë.

Hetimi vazhdon, njoftoi sot Shoqata për Situata Emergjente. 

Roja bregdetare italiane dje njoftoi për shpëtimin e 423 gjegjësisht 671 emigrantëve në dy operacione të ndara në ujërat italiane, ndërsa "Alarm telefon" thotë se ato operacione nuk kanë lidhje me anijen e zhdukur. 

Në operacionin e tretë, organizata humanitare gjermane "SOS Hjumaniti"  (SOS Humanity) njoftoi se tankeri ka shpëtuar 27 emigrantë dhe ilegalisht i ka kthyer në Libi.

Më shumë se 47.000 mbërritje të anijeve me emigrantë janë vërtetuar që nga fillimi i vitit e deri më sot, dy herë e gjysmë më shumë se 18.000 në periudhën e njëjtë të vitit 2022. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR