Në Meksikë, 343 emigrantë u zbuluan në një rimorkio kamioni të braktisur
- Autoritetet meksikane gjetën 343 emigrantë, mes të cilëve 103 të mitur të pashoqëruar, në një rimorkio të braktisur të kamionit të lënë pranë autostradës, kumtoi sot Instituti Kombëtar i Emigracionit.
- Post By Lindita Sulejmani
- 07:50, 7 mars, 2023
Verakruz, 7 mars 2023 (MIA) - Autoritetet meksikane gjetën 343 emigrantë, mes të cilëve 103 të mitur të pashoqëruar, në një rimorkio të braktisur të kamionit të lënë pranë autostradës, kumtoi sot Instituti Kombëtar i Emigracionit.
Siç është theksuar, rimorkio është gjetur të dielën në mbrëmje në shtetin Verakruz, i cili ndodhet në bregdetin e Gjirit të Meksikës.
Rimorkio ishte në një rrugë të përdorur shpesh nga kontrabandistët për të transportuar njerëz nga bregu juglindor i Meksikës në veri deri në kufirin e SHBA.
Në të kaluarën, migrantët janë gjetur në rimorkio të braktisura të kamionëve, shpesh të vdekur,
Në këtë rast ata janë gjetur të padëmtuar dhe në gjendje të mirë dhe nuk dihet arsyeja pse shoferi i kamionit ka ikur, kumtoi policia.
Rimorkio kishte ventilim të vendosur në çati, ndërsa migrantët mbanin gjerdan me etiketa me ngjyra për t'i identifikuar si klientë të kontrabandistëve.
Emigrantët e rritur ishin kryesisht nga Guatemala, Hondurasi, El Salvador dhe Ekuador. Shumica e të miturve të pashoqëruar vijnë nga Guatemala.
Migrantët që arrijnë në SHBA shpesh paguajnë kontrabandistët për të dorëzuar fëmijët e tyre në udhëtimin e ardhshëm. ls/