Në Manastir dhe rrethinë është ndjerë tërmet me epiqendër në Greqi
- - Në Manastir dhe rrethinë pasdite është ndjerë tërmet me epiqendër në Greqi. Siç informon Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, tërmeti u regjistrua në orën 13 e 7 minuta me magnitudë prej 3.9 ballë sipas shkallës Rihter dhe epiqendër e cila vjen nga Greqia, 165 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
- Post By Ramize Qamili
- 15:09, 11 gusht, 2025
Shkup, 11 gusht 2025 (MIA) - Në Manastir dhe rrethinë pasdite është ndjerë tërmet me epiqendër në Greqi. Siç informon Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, tërmeti u regjistrua në orën 13 e 7 minuta me magnitudë prej 3.9 ballë sipas shkallës Rihter dhe epiqendër e cila vjen nga Greqia, 165 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
"Sipas të dhënave të deritanishme të cilat i ka në dispozicion observatori, tërmeti është ndjerë në Manastir dhe zonën përreth me intensitet prej III ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane", theksojnë nga Observatori Sizmologjik. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s