• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Mal të Zi paga mesatare neto në shkurt 771, ndërsa paga bruto 958 euro

Në Mal të Zi paga mesatare neto në shkurt 771, ndërsa paga bruto 958 euro

Podgoricë, 30 mars 2023 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit të Statistikës MONSTAT, paga mesatare neto në shkurt të këtij viti në Mal të Zi shënon rritje prej 1,8 për qind në krahasim me muajin e kaluar dhe 9,2 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të njëjta, paga mesatare mujore bruto në shkurt të këtij viti ishte 958 euro, përderisa paga mesatare në vlerë neto është 771 euro, njoftoi MONSTAT.

"Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në shkurt në krahasim me janarin shënojnë rritje prej 0,5 për qind, del se fitimi real për periudhën e njëjtë shënon rritje prej 1,3 për qind", bëhet e ditur në kumtesë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR