• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Mal të Zi 28 deputetë kanë marrë mbi 2.000 euro pagë

Në Mal të Zi 28 deputetë kanë marrë mbi 2.000 euro pagë

Podgoricë, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Prej 81 deputetë në Parlamentin e Malit të Zi, 28 prej tyre në nëntor kanë marrë mbi 2.000 euro, tregojnë të dhënat e fundit të publikuara në faqen zyrtare të Kuvendit të Malit të Zi, njoftojnë mediat malazeze.

Pagat e deputetëve janë më të larta që nga 1 tetori, ndërsa me propozim-ndryshimet e Ligjit për Pagat e  të Punësuarve në sektorin publik, të propozuar nga Qeveria, planifikohet që ato të rriten mesatarisht për rreth 600 euro.

Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq kishte të ardhurat më të larta në nëntor, 2.793 euro. Më shumë se 2.000 euro ka marrë edhe nënkryetari i Kuvendit Nikolla Çamaj 2.640 euro dhe deputetë të tjerë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR