• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në luftimet në Belgorodin rus marrin pjesë edhe vullnetarë polakë

Në luftimet në Belgorodin rus marrin pjesë edhe vullnetarë polakë

Varshavë, 5 qershor 2023 (MIA) - Në luftimet në rajonin rus të belgorodit, në kufi me Ukrainën, marrin pjesë edhe mercenarë polakë, kumtuan  mediumet polake.

Në anën e ushtrisë ukrainase po lufton edhe "Regjimenti vullnetar polak", kumtuan portalet e internetit Polsatnews.pl dhe Wprost.pl, duke iu referuar porosive në Telegram dhe videos në të cilën gjoja shihen mercenarë rrugës drejt Belgorodit.

Sipas Polsatnews, "Regjimenti vullnetar polak" është formuar në shkurt dhe fillimisht ka luftuar në armatën ukrainase si njësi e pavarur e prëbërë kryesisht nga polakë. Ndërkohë filluan të bahkëpunojnë me "Regjimentin vullnetar rus".

Portalet nuk cekin sa polakë marrin pjesë në luftime. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR