• e martë, 26 nëntor 2024

Në Londër konferencë ndërkombëtare për krime të luftës në Ukrainë

Në Londër konferencë ndërkombëtare për krime të luftës në Ukrainë

Londër, 20 mars 2023 (MIA) - Ministrat e drejtësisë nga tërë bota do të takohen sot në Londër që të bisedojnë për rritjen e përkrahjes për Gjykatën penale ndërkombëtare (GJPN), pasi javën e kaluar ka lëshuar urdhër për arrest të presidentit rus, Vlladimir Putin.

GJPN e ka akuzuar Putinin për krime të luftës, për deportimin joligjor të qindra fëmijëve nga Ukraina.

Moska i hedh poshtu akuzat, duke e quajtur këtë hap të papranueshëm dhe shprehet se ai nuk ka fuqi juridike në Rusi, e cila nuk është anëtare e Gjykatës.

"Takohemi në Londër të bashkuar me një qëllim - t'i sanksionojmë kriminelët e luftës përgjegjës për krime të kryera në Ukrainë gjatë kësaj lufte jo të drejtë, të paprovokuar dhe pushtimit joligjor", tha zëvendës kryeminsitri britanik, Dominik Raab.

Mbretëria e Bashkuar, shtoi ai, së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, do të vazhdojë t'i sigurojë Gjykatës penale ndërkombëtare resurse, njerëz dhe ekspertizë që drejtësia të plotësohet. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR