• e hënë, 25 nëntor 2024

Në Lloznicë është vrarë një polic, një tjetër është plagosur rëndë

Në Lloznicë është vrarë një polic, një tjetër është plagosur rëndë

Beograd, 18 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq konnfirmoi se gjatë natës në Lloznicë një polic është vrarë, përderisa një tjetër është plagosur rëndë, ndërsa pjesëtarët e MPB-së në vendin e ngjarjes gjetën një pasaportë kosovare të të dyshuarit me emrin Artan Haajrizi (1991) dhe një letërnjoftim gjerman, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Sonte rreth orës 00:55 në Lloznicë, gjatë kontrollit të automjetit në pikën në Lipniçki Shor, nëpunës të policisë nga Stacioni policor kufitar Tërbushnica kanë ndaluar një automjet mercedes me targa të Tutinit, në të cili ndodheshin dy persona", qëndron në kumtesën e MPB-së.

Gjatë daljes nga automjeti, një person ka shtënë nga pistoleta në krahëror të policit Nikolla Kërsmanoviq (1990), dhe në krahërorin e policit tjetër Vjekosllav Iliq (1974), pas çka ka ikur.

Dy policët janë dërguar në Spitalin e Lloznicës, ku Kërsmanoviq iu nënshtrua plagëve.

Forca policore serbe po gjurmojnë sulmuesin, në terren ndodhen nëpunës policorë të MPB Shabac, si dhe nga Drejtoria për polici kriminalistike, Drejtoria për polici kufitare dhe pjesëtarë të Njësisë speciale antikorrupsion, ndërsa janë ngritur edhe fluturake pa pilot dhe helikopterë, ceket në kumtesën e MPB-së. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR