• e martë, 11 shkurt 2025

Në Kroaci sot bojkoti i tretë i zinxhirëve tregtarë

Në Kroaci sot bojkoti i tretë i zinxhirëve tregtarë

Zagreb, 7 shkurt 2025 (MIA) - Me thirrjen të platformës “Alo Inspektor”, sot në Kroaci mbahet bojkot njëditor i të gjitha produkteve dhe shërbimeve, në shenjë të protestës së konsumatorëve për çmimet e larta. Gjithashtu, sot hyn në fuqi edhe vendimi i Qeverisë për masat direkte për kontrollin e çmimeve të produkteve të caktuara, duke e zgjeruar listën ekzistuese prej 30 produkteve me çmime të kufizuara në 70 produkte.

Nesër fillon bojkoti njëjavor i zinxhirit të shitjes me pakicë Konzum. Bojkoti njëjavor i Konzum-it u vendos në bazë të një ankete që platforma publikoi në ueb-faqen e saj dhe që zgjati 24 orë më 5 shkurt. Me vendim të konsumatorëve, zinxhiri i parë i shitjes me pakicë që bojkotohet për një javë nga e shtuna, 8 shkurt deri të premten, 14 shkurt është Konzum. Anketa regjistroi 211.638 vota nga 144.732 votues. Për bojkot të Konzumit janë deklaruar 31,7 për qind e votuesve, më pas Plodin me 29,1 për qind dhe Studenac me 6,87 për qind.

Të mërkurën në mbrëmje përfundoi bojkoti njëjavor i tre zinxhirëve të shitjes me pakicë – Lidl, Eurospin dhe DM – dhe tre produkteve – Koca-Kola dhe pije të tjera të gazuara, ujë në shishe dhe detergjent për larjen e enëve.

Krahas bojkotit të së dielës, 7 shkurti do të jetë e premtja e tretë radhazi ku qytetarëve u kërkohet të përmbahen nga çdo lloj blerje. ls/ 

Foto: Arkiv 

QËNDRONI TË LIDHUR