• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kosovë janë arrestuar pesë persona për krime të rënda të luftës kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999

Në Kosovë janë arrestuar pesë persona për krime të rënda të luftës kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999

Prishtinë, 3 gusht 2024 (MIA) - Prokuroria speciale e Kosovës sot kumtoi se pas hetimeve disamujore, sot janë arrestuar pesë persona të dyshuar se kanë kryer krime lufte kundër civilëve shqiptarë në luftën e fundit në Kosovë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas kumtesës së Prokurorisë, pesë personat në prill të vitit 1999, në disa fshatra të komunës së Gjilanit, në lindje të Kosovës, në kufirin me Serbinë, kanë vrarë, plagosur, kanë marrë peng, përdhunuar, maltretuar, torturuat dhe kanë djegur gjallë civilë shqiptarë.

Krahas vrasjeve mizore, pesë të arrestuarit dyshohen edhe për krime tjera, si dëmtimin e objekteve, si dhe për dëbimin e popullatës.

"Me urdhër të Prokurorit special, janë arrestuar personat me inicialet: D.Ç., D.N., N.S., S.J., M.Sh., me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim kanë vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve shtesë", informoi Prokuroria speciale e Kosovës. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR