• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kosovë do të hapet muze për gratë dhe burrat e dhunuar në luftën e fundit

Në Kosovë do të hapet muze për gratë dhe burrat e dhunuar në luftën e fundit

Prishtinë, 16 gusht 2024 (MIA) - Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga publikoi se kanë filluar përgatitjet për ndërtimin e muzeut të grave dhe burrave të dhunuar në luftën e Kosovës në vitet 1998-99, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Jahjaga në faqen e saj në Fejsbuk informoi se për realizimin e iniciativës dje në zyrat e Fondacionit Jahjaga ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode.

Jahjaga e cila pas përfundimit të mandatit të saj në krye të shtetit të Kosovës me fondacionin e saj iu përkushtua avancimit të të drejtave të grave dhe rehabilitimit të viktimave të krimeve të luftës, tha se qëllimi i iniciativës për hapjen e muzeut është rritja dhe ndërgjegjësimi i përgjithshëm i njerëzve dhe lufta kundër stigmës që rrethon të mbijetuarit

“Çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është një ndër plagët më të rënda të tërë vendit, andaj qëllimi ynë kryesor është të rritet vetëdija e përgjithshme e popullit dhe të luftohet stigma e cila i rrethon të mbijetuarit. Ashtu siç u kam premtuar që nuk do lë gurë pa lëvizur derisa drejtësia të gjejë vendin, ju premtoj që çdoherë do jem pranë tyre”, ka shkruar Jahjaga. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR