• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kosovë arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në vitin 1998 në Prizren

Në Kosovë arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në vitin 1998 në Prizren

Prishtinë, 29 shtator 2023 (MIA) - Prokuroria speciale e Kosovës njoftoi se sot ka arrestuar një të dyshuar të kombësisë serbe për krime lufte në luftën e fundit të Kosovës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

 I arrestuari M.P. dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë në Prizren në vitin 1998. 

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit, me qëllim për t'u dërguar para gjyqtarit në procedurë paraprake në afatin e paraparë me ligj.

"Prokuroria speciale e Republikës së Kosovës njofton se pas punës intensive hetimore nga Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe me autorizim të Prokurorit special, është arrestuar i dyshuari me iniciale M.P. i nacionalitetit serb, me nënshtetësi të Kosovës dhe Serbisë, për shkak të ekzistimit të dyshimit themelor për krim të kryer 'Krim lufte kundër popullatës civile'... Kundër të njëjtit është ngritur kallëzim penal me dyshim se në shtator të vitit 1998 në lagjen 'Hoqa Mahall” në Prizren ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve të kombësisë shqiptare, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë", thuhet në njoftim.

Me datë 20 të këtij muaji në veriun e Kosovës u arrestuan tre serbë, gjithashtu të akuzuar për krime lufte në luftën e viteve 1998-99. Për të tretë është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR