• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kosovë arrestohen tre serbë të dyshuar për krime lufte në vitet 1998-99

Në Kosovë arrestohen tre serbë të dyshuar për krime lufte në vitet 1998-99

Prishtinë, 20 shtator 2023 (MIA) - Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të nacionalitetit serb të cilët dyshohen për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitet 1998-99, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Në kumtesën e Prokurorisë speciale të Kosovës thuhet se tre të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”, veprime këto të sanksionuara sipas nenit 142 dhe 22 të Kodit penal të RSFJ, aktualisht dënohet sipas... Kodit penal të Republikës së Kosovës... sipas ligjeve vendore, zakoneve ushtarake dhe Konventave ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve shtesë, thuhet në kumtesë.

Beogradi zyrtar, siç raportojnë mediat, reagon përmes Zyrës për Kosovën e cila funksionon në kuadër të Qeverisë së Serbisë, ndërsa bëri të ditur se i arrestuari në Zveçan, D.M., është ish polic, ndërsa i arrestuari I.E. pretendon se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Ata janë dërguar në një drejtim të panjohur në jug të (lumit) Ibër. Zyra për Kosovën menjëherë ka siguruar avokatë për serbët e arrestuar, të cilët po mundohen të kuptojnë se ku janë dërguar, pasi familjarët e tyre nuk kanë informacion të detajuar për të afërmit e tyre”, thuhet në komunikatën nga Beogradi. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR