• e premte, 05 korrik 2024

Në Korenë e Jugut një sulmues me makinë u përplas në kalimtarë të rastit, ndërsa më pas ka sulmuar me thikë, një i vdekur, 14 të lënduar

Në Korenë e Jugut një sulmues me makinë u përplas në kalimtarë të rastit, ndërsa më pas ka sulmuar me thikë, një i vdekur, 14 të lënduar

Seul, 4 gusht 2023 (MIA) - Të paktën një person është vrarë nga një sulm me thikë në Korenë e Jugut, njoftoi agjencia private e lajmeve e Koresë së Jugut.

 Një burrë nga qyteti i Koresë së Jugut, Songnam të enjten me makinën e tij është përplasur në kalimtarë të rasti, ndërsa  më pas ka dalë nga automjeti dhe ka goditur me thikë disa prej tyre, duke lënduar 14 persona. Nëntë persona u goditën me thikë dhe pesë u goditën nga një makinë pranë kryeqytetit Seul, bëri të ditur policia.

 Sipas policisë, sulmuesi është arrestuar pas sulmit ndaj kalimtarëve.

 Mediat raportuan se sulmuesi ishte rreth të 20-ve, se ka punuar si furnitor dhe se ka pasur probleme mendore.

 Sulmi ka ndodhur në afërsi të një qendre tregtare dhe dyqaneve të tjera.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR