• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Klinikën për fëmijë pranim-dorëzim i rentgen aparatit të ri mobil, donacion nga Ambasada Japonisë

Në Klinikën për fëmijë pranim-dorëzim i rentgen aparatit të ri mobil, donacion nga Ambasada Japonisë

Shkup, 5 gusht 2025 (MIA) - Në ISHP Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve sot do të bëhet pranim-dorëzimi i rentgen aparatit të ri mobil, donacion nga Ambasada e Japonisë.

Siç kumtuan nga Klinika për fëmijë, në këtë ngjarje do të merr pjesë ambasadorja e Japonisë, Setsuko Kavahara, sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Besim Memedi, si dhe ekipi menaxhues dhe mjekësor i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, i udhëhequr nga drejtori Rexhep Memedi.

Nga Klinika shtojnë se kjo ngjarje paraqet një hap tjetër përpara në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pacientët më të vegjël. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR