• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Kenia deri më tani janë gjetur 90 trupa të sektit kishtar

Në Kenia deri më tani janë gjetur 90 trupa të sektit kishtar

Shakahola, 26 prill 2023 (MIA) - Në Kenia deri më tani janë gjetur 90 trupa të anëtarëve të sektit që kanë vdekur nga uria, ndërsa predikues i të cilit ishte pastori i vetëshpallur Pol Mekenzi Ntenge.

Ntenge, i cili u predikoi ndjekësve të tij të agjëronin deri në vdekje për të takuar Zotin, u arrestua më 14 prill për lidhjet e tij me kultin e urisë.

Pas denoncimit të një qytetari javën e kaluar, policia gjeti priftin dhe 15 persona të tjerë të dobësuar në"Kishën Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë", ku po vuanin nga uria.

Bilanci i sotëm ende është i përkohshëm, sepse hetuesit presin më të keqen në atë që tani quhet "masakër në pyllin Shakaholla", pas vendit  në Kenian juglindore ku ishin gjetur trupat e anëtarëve të "Kishës ndërkombëtare të lajmeve të mira".

"Nuk e dimë sa varre masive dhe sa trupa do të zbulojmë", tha ministri i brendshëm kenian, Kitur Kindiki, i cili erdhi sot në vend.

Sipas burimeve të mediave franceze, trupat e fëmijëve janë në numër më të shumtët ndër trupat e gjetur.

Husein Kalid, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare "Haki", i cili ngriti alarmin për aktivitetet e këtij sekti, tha se 50 deri në 60 për qind e trupave ishin fëmijë, pasuar nga gra dhe në fund burra.

Për shkak të përmasave të "masakrës", operacionet e kërkimit janë pezulluar prej disa kohësh, ndërsa trupat e gjetur deri më tani janë duke u përpunuar dhe morgjet e stërmbushura janë pastruar.

Ditët e fundit, hetuesit po kërkojnë tokën e kuqe në një sipërfaqe të madhe prej rreth 325 hektarësh ku mund të gjenden dhjetëra varre.

Ministri shtoi se ekzistonte mundësia që pastori i vetëshpallur i sektit, Pol MeKenzi Ntenge, të ndiqej penalisht për "terrorizëm".

Prifti ishte arrestuar më parë dy herë, në vitin 2019 dhe në mars të këtij viti, në lidhje me vdekjen e fëmijëve. Në të dyja rastet ai është liruar me kusht dhe të dyja rastet janë ende në proces gjyqësor. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR