• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Keni janë zhvarrosur edhe 26 trupa të ithtarëve të një sekti, gjithsej 47

Në Keni janë zhvarrosur edhe 26 trupa të ithtarëve të një sekti, gjithsej 47

Nairobi, 24 prill 2023 (MIA) - Dje janë zhvarrosur 26 trupa të tjerë në Keninë lindore, me çka numri i mbetjeve tëp cilat prej të premtes i zbuloi policia në hetimin për vdekjen e ithtarëve të një sekti, u rrit në 47, theksojnë autoritetet e atjeshme.

Të vdekurit ishin ithtarë të "Kishës ndërkombëtare Lajme të mira", e cila kryesohet nga kohë më parë i arrestuari Makenzi Ntenge. Ai ithtarëve të tij u ka predikuar se duhet të agjërojnë në mënyrë që të "takohen me Jezusin".

"Sot zhvarrosëm 26 trupa, me çka numri i përgjithshëm u rrit në 47", kumtuan nga policia dhe shtojnë se gjurmimi vazhdon.

Autoritetet gjatë javës së kaluar fillimisht gjetën mbetje mortore të latër ithtarëve të sektit, pasi që morën informata për varrezë të mundshme masive.

Disa ithtarë të sektit ende fshihen në pyllin Shakahola, ku janë gjetur trupat.

Gjithsej 11 ithtarë të sektit, prej të cilëve shtatë burra dhe katër gra, të moshës mes 17 dhe 49 vjeç, javën e kaluar u hospitalizuan pasi që u shpëtuan nga pylli.

Ntenge iu dorëzua policisë më 15 prill dhe menjëherë iu caktua masa e paraburgimit.

Burime policore theksojnë se morën informata për njerëz të cilët "vdesin nga uria nën arsyetimin se janë takuar me Jezusin, pasi që lideri i sektit ua ka shpërlarë trurin". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR