• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në KB kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetarit Ivan Gershkoviq

Në KB kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetarit Ivan Gershkoviq

Uashington, 14 shtator 2023 (MIA) - Prindërit dhe avokatët e gazetarit amerikan Ivan Gershkoviq mbrëmë nënshkruan një peticion dërguar Grupit të Punës të KB-së për mbajtje të pabazë dhe kërkuan dënim publik të arrestimit të tij në Rusi, si dhe lirimin e tij të menjëhershëm.

Së bashku me prindërit e gazetarit të gazetës Vollstrit zhurnall ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Linda Tomas Grinfield, e cila theksoi se kanë kaluar gati gjashtë muaj nga arrestimi i Gershkoviqit.

"Prindërit e Ivanit paraqitën një peticion në KB-së duke i bërë thirrje kësaj organizate të deklaronte se Ivan Gershkoviq po mbahet pa bazë dhe të kërkonte lirimin e tij të menjëhershëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve anëtare të KB-së që t'i bashkohen kësaj kërkese për lirimin e Ivanit dhe të gjithë të tjerëve që janë subjekt i arrestimeve të paligjshme", tha Grinfield.

Sipas përfaqësuesve të Voll strit Zhurnall dhe Dow Jones, që është pronari i gazetës, akuzat për spiunazh të ngritura nga autoritetet ruse kundër Gershkoviq janë të rreme.

"Të drejtat e tij ndërkombëtare janë shkelur. Nuk është gjë tjetër veçse “diplomaci e pengjeve” – të arrestosh një amerikan që më pas të marrësh diçka për të. Ai duhet të lirohet menjëherë. Është e qartë se ai nuk është spiun", deklaroi Xhejson konti, nënkryetar i Dow Jones.

Gazetari Ivan Gershkoviq është në paraburgim në burgun Lefortovo të Moskës në pritje të gjykimit me akuzën për spiunazh. Gershkoviq është djali i emigrantëve nga Bashkimi Sovjetik, ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe është një shtetas amerikan. Ai shkoi në Rusi si korrespondent i Vollstrit zhurnall, për të raportuar mbi ekonominë ruse dhe gjithashtu kreu sondazhe mes rusëve rreth opinionit të tyre për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR