• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Kajro vazhduan negociatat për armëpushim në Gazë

Në Kajro vazhduan negociatat për armëpushim në Gazë

Kajro, 25 gusht 2024 (MIA) - Në Kajro janë ripërtëritur negociatat për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës dhe lirim të pengjeve izraelite. Pjesëmarrësit i shqyrtuan mënyrat për harmonizim të pozicioneve mes Izraelit dhe lëvizjes palestineze "Hamas", përderisa KB kumtoi për përkeqësim të kushteve humanitare në terren - uria shumë e përhapur dhe raste të paralizës së fëmijëve.

Në sulmet izraelite në Gazë dje e humbën jetën 50 njerëz, kumtuan autoritetet shëndetësore palestineze.

Delegacioni i Hamasit sot arriti në Kajro për t'i shqyrtuar propozimet që do të dalin gjatë negociatave mes Izraelit dhe ndërmjetësve Egjiptit, katarit dhe SHBA-së.

Pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Katarit, Sheik Mohamed bin Abdulrahman Al Tani.

Përfaqësuesi zyrtar amerikan deklaroi se negociuesit e vendit të tij në mënyrë bilaterale u tkauan me përfaqësuesit izraelitë, ndërsa më vonë u janë bashkangjitur edhe përfaqësuesit nga Katari. Ai shfaqi bindje se përfaqësuesit e të dy vendeve arabe mbajtën takime me Hamasin.

Tani për tani nuk ka shenja për përparim në çështjet kyçe kontestuese, përfshirë edhe insistimin e Izraelit që forcat e tij të armatosura ta kotnrollojnë korridorin përgjatë kufirit Gazë-Izrael.

Hamasi e akuzoi Izraelin se po kthehet në çështje të dakorduara paraprakisht, që Izraeli e mohoi. Grupi, gjithashtu, tha se SHBA-ja nuk po vepron me vullnet të mirë në rolin e vet si ndërmjetësuese. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR