• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Në Kajro është arritur afrim i qëndrimeve

Në Kajro është arritur afrim i qëndrimeve

Tel-Aviv, 23 gusht 2024 (MIA) - Delegacioni izraelit, i kryesuar nga shefat e Mosadit, Dejvid Barnea dhe të Shin Betit, Ronen Bar, u kthye nga Kajro pas dorëzimit të propozimit të ripëtërirë për prani të njësive ushtarake izraelite në korridorin Filadelfia dhe nga ana palestineze në vendkalimin kufitar Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, kumtoi "Jerusalim post".

Lëvizja palestineze Hamas propozimin do ta marrë nesër.

Sipas burimeve anonime, negociatat në Kajro ishin produktive dhe është arritur afrim i qëndrimeve. Ata shfaq[n shpresë se në bisedimet e ardhshme të dielën do të arrihet përparim.

Kërkesa e Izraelit të mbetet numër i kufizuar i ushtarëve në anën palestineze të vendkalimit Rafah dhe në brezin kufitar Gazë - Egjipt, i njohur si korridori Filadelfia, është mes çështjeve kyçe kontestuese në bisedime për arritje të armëpushimit me Hamasin. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR