Në Japoni regjistrohet viktima e parë nga lija e majmunëve
- Ministri i Shëndetësisë së Japonisë kumtoi se sot në vend është regjistruar viktima e parë nga lija e majmunëve.
- Post By Fami Bajrami
- 12:18, 13 dhjetor, 2023

Tokio, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë së Japonisë kumtoi se sot në vend është regjistruar viktima e parë nga lija e majmunëve.
"Pacienti i vdekur është një mashkull 30-vjeçar me infeksion të mëparshëm me HIV dhe pa histori udhëtimi”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.
Lija e majmunëve është një infeksion virusal që përhapet përmes kontaktit të ngushtë, duke shkaktuar simptoma të ngjashme me gripin dhe plagë në të gjithë trupin.
Foto: Piksabej