• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Japoni janë regjistruar 21 tërmete me fuqi prej mbi 4 ballë sipas Rihterit në periudhë prej një orë e gjysmë

Në Japoni janë regjistruar 21 tërmete me fuqi prej mbi 4 ballë sipas Rihterit në periudhë prej një orë e gjysmë

Tokio, 1 janar 2024 (MIA) - Gjithsej 21 tërmete me intensitet prej katër ose më shumë ballë sipas shkallës së Rihterit janë regjistruar sot në pjesën qendrore të Japonisë për diç më shumë se 90 minuta, njoftoi Agjencia meteorologjike japoneze. 

Më i fuqishmi nga këto tërmete ishte me fuqi prej 7,6 ballë. Autoritetet ju bënë thirrje njerëzve në rajonet e prekura që të strehohen në vende më të larta. 

Autoritetet japoneze paralajmëruan për rrezik nga cunami i madh për herë të parë nga 11 marsi i vitit 2011, ku ndodhi avaria në AEK "Fukushima". Ai është tërmeti i parë nga viti 2018, e deri më tani, i cili e arriti shkallën e shtatë maksimale të shkallës japoneze të intensitetit, deklaroi një përfaqësues i Agjencisë meteorologjike.

Drejtoria japoneze për siguri bërthamore (NRA) njoftoi se deri më tani nuk janë zbuluar kurrfarë parregullsish në centralet bërthamore në afërsi të tërmetit, duke e përfshirë edhe centralin Shika, i cili gjendet në prefekturën më rëndë të goditur Ishikava.

Japonia gjendet në rripin e zjarrtë paqësor dhe është vendi ku tërmetet janë më të shpeshtit në botë. Si rezultat i kësaj, Japonia zbaton rregulla jashtëzakonisht të rrepta për ndërtim, kështu që ndërtesat në përgjithësi përballojnë tërmetet e forta. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR