• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në janar rritje vjetore prej 4,5 për qind të depozitave të përgjithshme dhe nga 8,5 për qind të mbështetjes së përgjithshme kreditore

Në janar rritje vjetore prej 4,5 për qind të depozitave të përgjithshme dhe nga 8,5 për qind të mbështetjes së përgjithshme kreditore

Shkup, 21 shkurt 2023 (MIA) - Në janar të këtij viti, në përputhje me dinamikën sezonale, oferta monetare ka shënuar rënie prej 1,7 për qind në baza mujore, e cila vjen si pasojë e lëvizjeve në rënie në të gjitha komponentët, me kontribut më të madh të parave të depozitave, parave kesh në qarkullim dhe depozitave afatshkurtra. Në bazë vjetore oferta monetare është rritur për 4,5 për qind, më së shumti si rezultat i rritjes së depozitave afatshkurtra dhe parave depozituese, njoftojnë nga Banka Popullore.

Theksojnë se depozitat e përgjithshme në muajin janar janë zvogëluar për 1.2 për qind në bazë mujore, tërësisht si pasojë e rënies së depozitave të sektorit të korporatave. Analizuar në bazë vjetore, gjithsej depozitat kanë shënuar rritje prej 4.5 përqindëve, e cila në masë të madhe i detyrohet rritjes së depozitave të sektorit "amvisëri".

"Në muajin janar, kreditë e përgjithshme shënojnë rënie mujore prej 0.8 përqindëve, e cila vjen tërësisht nga reduktimi i kreditimit për sektorin e korporatave. Në bazë vjetore, gjithsej kreditë janë rritur për 8,5 për qind si rezultat i rritjes së kredive për të dy sektorët, me një kontribut më të madh nga sektori i korporatave, theksohet në komunikatën e sotme të Bankës Popullore për lëvizjet monetare.

Muajin e kaluar, depozitat e përgjithshme të sektorit të korporatave janë ulur për 4.1 për qind në bazë mujore.

Nga atje bëjnë të ditur se kreditë e sektorit korporativ këtë muaj kanë shënuar rënie mujore prej 1,6 për qind, e cila vjen si pasojë e uljes së kredive të miratuara në denarë dhe në valutë, me kontribut më të madh të kredive në denarë.

Depozitat e amvisërive në muajin janar, thuhet në komunikatë, kanë mbetur të pandryshuara në baza mujore. Analizuar në bazë vjetore, këto depozita janë rritur për 5,9 për qind, si rezultat i rritjes së depozitave afatshkurtra në valutë të huaj, parave depozituese dhe depozitave afatgjata në valutë të huaj, gjatë rënies së shënuar në depozita afatshkurtra dhe afatgjata në denarë.

Në janar të këtij viti, analizuar sipas qëllimit të kredive të dhëna për individët, tek kreditë konsumatore, si kategoria më e përfaqësuar, siç thuhet në njoftim, është shënuar rënie mujore prej 0,5 për qind, me një rritje vjetore prej 6,5 përqindëve. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR