• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Izrael sërish u aktivizuan sirenat, përderisa Irani vazhdon me sulme raketore

Në Izrael sërish u aktivizuan sirenat, përderisa Irani vazhdon me sulme raketore

Tel-Aviv, 20 qershor 2025 (MIA) - Irani i vazhdoi sulmet e veta raketore ndaj Izraelit, kumtoi ushtria izraelite, ndërsa sirenat për paralajmërim sërish u aktivizuan herët në mëngjes në pjesën jugore të vendit.

Sistemet për mbrojtje ajrore u aktivizuan, ndërsa pak më vonë, Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kumtuan se banorët mund t'i braktisin vendstrehimet e tyre.

"Forcat për kërkim dhe shpëtim të IDF-së veprojnë në lokacion ku është pranuar paraqitja për predhë të rënë", kumtoi ushtria në Telegram.

Paraprakisht, IDF kumtoi se mbrojtja e tyre ajrore ka hasur me sukses një seri sulmesh me dronë që i filloi Irani.

Konflikti mes dy armiqve shumëvjeçarë tani hyri në javën e dytë, me ç'rast dy palët vazhdojnë të këmbejnë sulme në kushte të eskalimit të tensioneve rajonale. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR