• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në ishullin Lampeduza kanë arritur 147 emigrantë, të parët për vitin 2024

Në ishullin Lampeduza kanë arritur 147 emigrantë, të parët për vitin 2024

Romë, 2 janar 2023 (MIA) - Katër varka me gjithsej 147 emigrantë dhe refugjatë janë ankoruar në ishullin e vogël italian Lampeduza, duke u bërë të parët që arritën këtë vit, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Pas transportit të 650 personave nga ishulli, 352 azil kërkues mbeten në qendrën e përkohshme të strehimit të emigrantëve mëngjesin e sotëm.

Pas urdhrit të prefekturës Agrixhento, 300 persona sot më vonë do të transportohen me traget udhëtarësh deri në Porto Empedokle në ishullin e Silicisë.

Sipa informatave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Itali, në vend në vitin 2023 kanë hyrë 155.754 emigrantë, mes të cilëve më shumë se 17.000 të rinj të pa shoqëruar.

Kjo paraqet një rritje prej 50 përqindëve të numrit të arritjeve, të cilët në vitin 2022 ishin 103.846.  rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR