• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Ishujt Kanare në mëngjesin e sotëm me dy anije kanë mbërritur mbi 300 emigrantë

Në Ishujt Kanare në mëngjesin e sotëm me dy anije kanë mbërritur mbi 300 emigrantë

Madrid, 23 tetor 2023 (MIA)   -   Gjithsej 314 emigrantë kanë mbërritur herët në mëngjes në Ishujt Kanare të Spanjës me dy anije, njoftuan shërbimet lokale urgjente.

Me këtë, numri i përgjithshëm i emigrantëve të cilët mbërritën në ato ishuj deri të premten mbërriti në 1.600. 

Siç raportohet, njëra anije me 229 emigrantë u shoqërua në ishullin Hierro dhe tjetra në Tenerife. 

 Nga anijet me emigrantë që mbërritën gjatë fundjavës, njëra transportonte 320 emigrantë të shtunën. Agjencia shtetërore EFE raportoi se ky ishte numri më i madh i emigrantëve në një anije që kur trafikantët me njerëz filluan rregullisht të përdorin rrugën nëpërmjet Ishujve Kanare në  vitin 1994. Rekordi paraprak për një anije  ka qenë 280 persona, të vendosur në fillim të këtij muaji.

 Shumica e emigrantëve vijnë nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane dhe shumica e anijeve nisen nga Senegali.

 Emigrantët që mbërrijnë në Spanjë me anije kalojnë rreth 72 orë në paraburgim policor për shkak të identifikimit, ndërsa më pas transferohen në qendra të ndryshme pranimi ose ndalimi në varësi të rastit. Edhe pse disa janë deportuar, shumica kërkojnë azil dhe transferohen në Spanjën kontinentale  që të shqyrtohen kërkesat e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme e Spanjës bëri të ditur se në periudhën nga 1 janari deri më 15 tetor në Ishujt Kanare kanë mbërritur rreth 23.500 emigrantë, që është një rritje prej 90 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR