Në Iran ekzekutohet publikisht një burrë për vrasje të shumëfishtë
- Një burrë i dënuar për vrasjen e katër anëtarëve të së njëjtës familje është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në vend publik në Iran, transmetuan mediat lokale.
- Post By Ramize Qamili
- 10:51, 19 gusht, 2025
Teheran, 19 gusht 2025 (MIA) - Një burrë i dënuar për vrasjen e katër anëtarëve të së njëjtës familje është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në vend publik në Iran, transmetuan mediat lokale.
"Një nga autorët e vrasjes brutale të katër anëtarëve të familjes në qytetin Bejram, në provincën Fars u var këtë mëngjes në vend publik", kumtoi agjencia gjyqësore "Mizan", pa precizuar se ku u krye ekzekutimi.
Vrasjet u kryen gjatë një vjedhje në tetor të vitit 2024. I dënuari së bashku me gruan e tij vranë nënën dhe tre fëmijët e saj.
Të dy u dënuan me vdekje në shkurt të këtij viti, ndërsa Gjykata supreme e konfirmoi aktvendimin në prill. Sipas agjencisë, gruaja do të ekzekutohet në burg, por pa e precizuar datën.
Irani është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të ekzekutimeve pas Kinës, sipas organizatave të të drejtave të njeriut. Atje vrasja dhe përdhunimi dënohen me vdekje, ndërsa ekzekutimet publike shpesh kryhen para agimit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s