• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Iran është ngritur hetim për rrëzimin e helikopterit të presidentit Raisi

Në Iran është ngritur hetim për rrëzimin e helikopterit të presidentit Raisi

Teheran, 21 maj 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së armatës iraniane, gjeneral-majori Mohamed Bageri ka emëruar një delegacion për hetim të rastit me helikopterin, në të cilin ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi   

Hetimet, të cilat tashmë kanë filluar në vendin e ngjarjes, udhëhiqen nga gjenerali Ali Abdullah dhe rezultatet do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij, raporton IRNA.

Siç u raportua më parë, besohet se shkaku i rrëzimit të helikopterit që transportonte presidentin iranian Raisi ishte një defekt dështim teknik i helikopterit.

“Raisi u martirizua të dielën si pasojë e një përplasjeje helikopteri që ndodhi për shkak të një mosfunksionimi teknik të fluturakes”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA, pa specifikuar natyrën e mosfunksionimit të helikopterit.

Ritet e varrimit për presidentin iranian, ministrin e Punëve të Jashtme, Hosein Amir Abdolahian dhe të tjerët që humbën jetën në rrëzimin e helikopterit do të mbahen sot në Tabriz, kryeqyteti i Azerbajxhanit Lindor, në orën 9:30 të mëngjesit sipas orës lokale.

Trupi i Raisit do të dërgohet më vonë në Teheran, përpara se të varroset më 23 maj në qytetin e tij të lindjes, Mash'had, në Iranin verilindor. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR