• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Irak temperatura prej 50 gradë Celsius

Në Irak temperatura prej 50 gradë Celsius

Bagdad, 14 gusht 2023 (MIA) - Iraku është përfshirë nga vala e të nxehtit, ndërsa sipas mediave lokale në kryeqytetin e Bagdadit janë matur 50 gradë Celsius, ndërsa në pjesën jugore të vendit janë madje 51 gradë. Më kritike është situata në zonat Naxhaf, Nasiria, Divania, Samava.

Në disa provinca të prekura nga vala e të nxehtit, siç është pjesa jugore e Di Kar, autoritetet kanë reduktuar orarin e punës së  nëpunësve.

Në ditët në vijim pritet ulje e temperaturave, por meteorologët paralajmërojnë se fundi i shtatorit do të jetë jashtëzakonisht i nxehtë për vendin. Rrjeti elektrik është në gjendje të keqe dhe ka energji vetëm disa orë në ditë shkaku i mosmirëmbajtjes dhe kapacitetit.

Iraku po përballet me thatësirat për të katërtin vit radhazi. Sipas KB-së, vendi është një nga pesë vendet në botë më të ekspozuara ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR