Në Indonezi numri i të vdekurve nga erupsioni i vullkanit është rritur në 22
- Numri i të vdekurve në erupsionin e vullkanit Merapi në perëndim të Indonezisë është rritur në 22, pas zbulimit të edhe disa trupave të alpinistëve, njoftoi sot shërbimi lokal i shpëtimit, i cili në raportin paraprak informoi për 13 të vdekur.

Xhakart, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Numri i të vdekurve në erupsionin e vullkanit Merapi në perëndim të Indonezisë është rritur në 22, pas zbulimit të edhe disa trupave të alpinistëve, njoftoi sot shërbimi lokal i shpëtimit, i cili në raportin paraprak informoi për 13 të vdekur.
erupsioni i vullkanit merapi në ishullin Sumatra ka filluar të dielën pasdite sipas orës lokale. Vullkani ka hedhur hi 3.000 metra mbi majen e tij.
Merapi është i lartë 2.891 metra, ndërsa emri i tij do të thotë "mal i zjarrtë". Ai është vullkani më aktiv në Sumatra.
Autoritetet indoneziane kanë vendosur zonë të shkëputjes prej tre kilometrave rreth vullkanit.
Indonezia ndodhet në Unazën e zjarrtë paqesore, ku rrjedha e pllakave tektonike kontinentale shkakton aktivitet të madh vullkanik dhe sizmik. Vendi ka pothuajse 130 vullkane aktive. mb/