• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Herson plagosen pesë persona, mes tyre edhe një vajzë tre vjeçare

Në Herson plagosen pesë persona, mes tyre edhe një vajzë tre vjeçare

Kiev, 19 nëntor 2023 (MIA) - Në sulmin raketor rus në Herson sot pesë persona janë lënduar mes tyre edhe një vajzë trevjeçare, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Igor Klimenko.

“Të gjithë kanë marrë plagë nga predha, ndërsa mbesa dhe gjyshja janë lënduar teksa ishin në oborr. Ata u goditën nga artileria e armikut afër hyrjes”, ka shkruar Klimenko në Telegram, transmeton Gardian.

Autoritetet ukrainase sot kumtuan se në sulmet raketore ruse mbrëmë në rajonin juglindor, dy persona u vranë dhe të paktën shtatë janë lënduar.

Sulmet erdhën pasi forcat ajrore të Kievit kumtuan se Rusia kishte shtënë ndaj 38 dronëve në territorin e saj gjatë natës - numër më i lartë deri tani në më shumë se gjashtë javë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR