Në Helsinki gjatë një viti asnjë viktimë në aksidente trafiku
- Kryeqyteti i Finlandës, Helsinki është bërë një shembull i jashtëzakonshëm i një metropoli në Evropë, ku askush nuk ka pësuar në aksident trafiku gjatë vitit të kaluar, raporton portali gjerman "Tageshau".
- Post By Fami Bajrami
- 15:24, 4 gusht, 2025
Berlin, 4 gusht 2025 (MIA) - Kryeqyteti i Finlandës, Helsinki është bërë një shembull i jashtëzakonshëm i një metropoli në Evropë, ku askush nuk ka pësuar në aksident trafiku gjatë vitit të kaluar, raporton portali gjerman "Tageshau".
Sipas të dhënave nga policia e Helsinkit, nuk ka pasur viktima në aksidente trafiku që nga korriku i vitit 2024. Autoritetet e qytetit e shpjegojnë këtë sukses duke futur kufizime drastike të shpejtësisë dhe siguri më të madhe për këmbësorët në rrugë.
Gjatë vitit të kaluar në Helsinki ndodhën 277 aksidente trafiku në të cilat pati të lënduar, por kjo është shumë më pak se afër 1.000 aksidente dhe një mesatare prej 30 vdekjesh të regjistruara në fund të viteve 1980. Për një qytet me 690.000 banorë, ky është një sukses i madh.
Në kryeqytetin finlandez, shpejtësia e lejuar për automjetet është kufizuar në 30 kilometra në orë në rreth gjysmën e rrugëve, kryesisht pranë kopshteve dhe shkollave. Pesëdhjetë vjet më parë kufizimi ishte 50 km/orë.
Siguria është rritur gjithashtu me kontrolle më të rrepta të shpejtësisë dhe monitorim përgjithësisht më të mirë të rrjedhës së trafikut, bën të ditur stacioni televiziv finlandez Ille.
Ata punuan gjithashtu për edukimin e fëmijëve se si të sillen në trafik, pasi qëllimi kryesor ka qenë mbrojtja e fëmijëve, këmbësorëve dhe çiklistëve. Kjo, shkruan "Tageshau" u arrit edhe me rritjen e numrit të kalimeve për këmbësorë dhe shtigjeve të sigurta për çiklistët.
Për uljen e numrit të aksidenteve në masë të madhe ka ndikuar edhe zgjerimi i transportit publik në qytet, ashtuqë gjithnjë e më pak qytetarë në Helsinki përdorin makina.
Foto: arkivi i MIA-s